Një 19-vjeçare shqiptare fiton medaljen e artë në Europianin e Atletikës… për Greqinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2022 | 21:12

Një 19-vjeçare shqiptare fiton medaljen e artë në Europianin e Atletikës… për Greqinë

Suksesi i Luiza Gegës padyshim që ka lumturuar të gjithë tifozët shqiptarë anembanë, të cilët kanë parë se si kampionia e atletikës dominoi rivalet e saj në garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Europian duke marrë medaljen e artë. Por gëzimi mund të kishte qenë i dyfishtë nëse Elina Xhengo do të kishte zgjedhur të përfaqësonte ngjyrat kuqezi dhe jo ato të Greqisë.

xhengo

19-vjeçarja shqiptare, e rritur në Greqi nga prindër emigrantë atje, ka arritur të triumfojë në garën e hedhjes së shtizës, duke marrë medaljen e artë me distancën 65 metra e 81 centimetra. Një arritje e shkëlqyer për Xhengon e cila në fakt prej shumë vitesh ka tentuar të garojë me Greqinë por nuk lejohej pasi nuk kishte ende dokumentet e nënshtetësisë greke. Sportistja ia doli dy vite më parë dhe që atëherë nuk ndalet më, duke siguruar sukses pas suksesi, pavarësisht moshës së re, siç ishte medalja e artë në Europianin e Atletikës.

“Në atë kohë, nuk kishte ndjenjë më të keqe se ajo që ndjeja unë. Të lindësh në Greqi, të rritesh në të dhe të ndihesh i huaj. Po, prindërit e mi janë nga Shqipëria. Nuk do ta mohoj dhe as nuk do të kem turp ta them. As nuk do ta fsheh që edhe unë ndihem shqiptare. Por unë kam lindur në Greqi. Dhe unë e dua Greqinë!”, deklaroi pak kohë më parë Xhengo rreth tentativës për të marrë nënshtetësinë greke dhe për të garuar me flamurin e saj në arenën ndërkombëtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"