Nisje e dyfishtë, Flamurtari-Partizani do të luhet 2 herë për 5 ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2018 | 19:23

Nisje e dyfishtë, Flamurtari-Partizani do të luhet 2 herë për 5 ditë

Starti i pjesës së dytë të sezonit rezervon një nisje të dyfishtë për Flamurtarin dhe Partizanin. Të dy ekipet do të përballen me njëra-tjetrën dy herë brenda pesë ditëve, madje të dyja sfidat do të luhen në Vlorë dhe janë të programuara në të njëjtin orar, 17:00.

Flamurtari-partizani

Ndeshja e javës së 17-të të Superiores mes dy skuadrave opozitare me FSHF-në do të luhet më 26 janar, ndërsa dueli i parë i turit çerekfinal i Kupës do të luhet më 31 janar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"