Nisin përgatitjet dimërore, dy brazilianë në provë te Turbina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2022 | 11:01

Nisin përgatitjet dimërore, dy brazilianë në provë te Turbina

Të mërkurën në orën 14:00, Turbina ka startuar përgatitjet dimërore. Prezentë kanë qenë të gjithë lojtarët e fazës së parë, përveç tre brazilianëve Kristian, Ronaldo dhe Renato. Megjithatë, tre janë larguar dhe të tjerë kanë ardhur nga vendi i “sambas”.

Turbina

Bëhet fjalë për Gabriel Bragën dhe Mauro Xhunior. I pari është 19 vjeç dhe luan si mesfushor, por që ka të dhëna të mira si organizator.

I dyti është sulmues dhe 20 vjeç, ndërsa dallohet për shpejtësinë dhe teknikën. Ata do të jenë në vëzhgim për disa ditë dhe më pas do të vendoset. Në ditët në vijim, priten edhe dy brazilianë të tjerë, që do t’i nënshtrohen gjithashtu provës.

Trajneri i të verdhëve, Alfred Allamani, u ka uruar të gjithë lojtarëve suksese në këtë vit 2022. Ai thekson se objektivi dhe synimi i cërrikasve është mbijetesa dhe kjo do të arrihet me çdo kusht këtë fazë të dytë.

Më pas, ka vijuar normalisht stërvitja, e cila do të vijojë në kryeqytet. Drejtuesit do të programojnë edhe ndeshje miqësore.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"