Nisin largimet, AF Elbasani “divorc” me dy futbollistë të rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2022 | 17:17

Nisin largimet, AF Elbasani “divorc” me dy futbollistë të rëndësishëm

Në prag të hapjes së merkatos së dimrit, kanë nisur edhe lëvizjet e para tek AF Elbasani. Portieri Kadri Birja dhe mesfushori Alket Çelhaka janë të parët që shpallin “divorcin”.

AF ELBASANI

Ata kanë ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën dhe nuk janë më pjesë e verdhebluve. Edhe në ndeshjen e fundit kundër Albpetrolit ra në sy mungesa e tyre. Birja ka qenë portieri titullar i elbasanasve këto javë të para të kampionatit, ndërsa Çelhaka i afruar në limitet e merkatos, ka vuajtur edhe mungesën e hapësirave.

Për momentin portieri verdheblutë e kanë gjetur brenda shtëpisë, pasi është graduar Redon Gega. Gjithsesi, pritet që këto dy largime të pasohen me afrime gjatë hapjes së merkatos së janarit, në mënyrë që Gentjan Stojku të ketë në dispozicion një kontingjent sa më të plotë për pjesën e mbetur të kampionatit, ku sigurisht synojnë të ngjiten me çdo kusht në Kategorinë e Parë. Aktualisht elbasanasit janë në vendin e dytë, dy pikë pas Pogradecit kryesues.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"