Nisin hetimet nga ekspertë të huaj për ndeshjen Bylis-Tirana/ Komisioni i Etikës ka gati dosjen voluminoze, ja çfarë rrezikohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 23:56

Nisin hetimet nga ekspertë të huaj për ndeshjen Bylis-Tirana/ Komisioni i Etikës ka gati dosjen voluminoze, ja çfarë rrezikohet

Dyshimet për tolerim për shkak përfitimi në baste, në ndeshjen Bylis-Tirana të vlefshme për Kupën e Shqipërisë duket se po shkojnë drejt një konfirmimi.

bylis tirana

“Top Channel” raporton se  se Komisioni i Etikës pranë FSHF-s ka gati një dosje voluminoze me analiza eskpertësh që vërtetojnë sjellje të cuditshme të lojtaëve në fushë. Për të evituar ndërhyrjet dhe për të patur gjithcka më të specializuar për hetime të tilla, FSHF ka kontaktuar ekspert vidioanalizues të huaj, që janë dhe me profesion trajner futbolli, të cilët kanë analizuar këtë ndeshje. Performacën e lojtarëve, ndryshimin e saj nga pjesa e parë në të dytën, pozicionet e ndryshuara në formacion dhe gjithcka të karakterit teknik që dyshohet në këtë takim.

Gjithashtu burimet konfirmojnë se për skuadrën e Tiranës ka edhe një raport tjetër i sinjalizim UEFA-s, për ndeshjen e parë të Kupës mes Tiranës dhe Beslidhjes e cila përfundoi me shifrat 5-1, por ai raport është më pak dyshues se sa për ndeshjen me Bylisin.

Takimi në Ballsh ka hapur një hetim më të gjerë pasi bashkë me ndeshjen e Kupës është vënë nën hetim edhe ndeshja e fundit në kampionat mes Bylisit dhe Tiranës ku bardheblutë fituan me rezultatin 2-0.

Po analizohet nëse ka lidhje mes këtyre dy ndeshjeve dhe nëse gjithcka ka qenë pjesë e një marrëveshjeve mes dy ekipeve. Për të gjitha këto Komisioni i Etikës ka dërguar nga një fletëthirrje drejtuesëve të Tiranës, kapitenin dhe disa lojtarë të saj, po ashtu për drejtuesit e skuadrës së Bylisit dhe për drejtuesin e skuadrës së Vllaznisë i cili në një deklaratë publike ka treguar dijeni për ndërhyrje të tilla në ndeshje të presidentëve.

Kjo do të jetë një seancë e parë dëgjimore ku drejtuesit e skuadrave do të deponojnë nëse kanë patur dijeni apo jo për këtë takim që lidhet me bastet. Më pas procesi do të vazhdojë me grumbullimet e fakteve shtesë.

Reziku është i madh nëse faktet vërtetohen. Sipas Koditët ë Disiplinës përfshirja në baste e një skuadre direkt apo indrekt në një ndeshje kombëtare apo ndërkombëtare, sjell përjashtimin e saj nga kompeticionet europiane për një vit dhe në këtë rast përjashtimin edhe nga Kupa e Shqipërisë.

Për dyshimet dhe hetimet e kësaj ndeshjeje FSHF ka vënë në dijeni edhe organin mët ë lart europian të futbollit, UEFA-n e cila është në mbështetje dhe mbetet në koherencë për zbardhjen e dyshimeve”, raporton Top Channel.  Kujtojmë që një formë e tillë hetimi ka kryqëzuar edhe skuadrën e Skënderbeut në hetimin që ka patur në UEFA, nga ku ka marrë një dënim 10-vjecar vetëm në bazë dyshimesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"