Nisin “ethet” e rënies tek Elbasani, por kanë tre pikë më shumë se vjet

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Tetor 30, 2019 | 15:31

Elbasani Kategoria e pare Të fundit

Nisin “ethet” e rënies tek Elbasani, por kanë tre pikë më shumë se vjet

Elbasani duket i destinuar që të vuajë. Vetëm një fitore në transfertë ndaj Orikumit dhe pesë humbje janë shumë pak për të shmangur “ethet” e rënies. E megjithatë, ky nuk është viti më “i zi”. Verdheblutë një sezon më parë nuk kishin asnjë pikë pas 6 javësh. Në fund arritën të mbijetonin, edhe pse bënë nisjen më të dobët në historinë e tyre.

Elbasani

Ndaj, për momentin ky është i vetmi “ngushëllim” në kampin verdheblu, sepse skuadra në aspektin e pikëve të paktën qëndron pak më lart. Në edicionin 2018-2019 u erdhi në ndihmë formula e kampionatit. Vërtet për një fazë të tërë nuk bënë thuajse asgjë, por përgjysmimi i pikëve u dha mundësinë të arrinin mbijetesën dhe të mos shkëputeshin rivalët.

Këtë sezon duket ndryshe historia, pasi nuk ka më përgjysmim pikësh dhe çdo javë që kalon është në dëm të skuadrës, e cila nëse mbetet shumë prapa në klasifikim, do ta “përqafojë” Kategorinë e Dytën shumë më shpejt nga sa mendohet. Ndaj, verdhebluve u duhet të grumbullojnë sa më shumë pikë deri në dhjetor, pasi një shkëputje e kundërshtarëve do të rezultonte fatale.

Vladimir Mema




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com