Nis “zbori” për Flamurtarin, sot takim mes Duros dhe Alveshit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2017 | 12:05

Nis “zbori” për Flamurtarin, sot takim mes Duros dhe Alveshit

Dita e sotme pritet të vendosë përballë njëri-tjetrit trajnerin Shpëtim Duro dhe sulmuesin Danilo Alvesh. Akuzat e këtij të fundit ndaj Duros pritet që të thuhen sot sy më sy. Të dy do të flasin hapur në lidhje me ngjarjen e fundit.

Danilo-Alvesh-Duro

Edhe pse në kontratë thuhet se lojtarët që flasin kundër stafit dhe klubit gjobiten, ndaj Alveshit nuk pritet të merret ndonjë masë. Një fakt i tillë konfirmohet për gazetën nga vetë zyrtarë të lartë të klubit dhe e gjitha kjo për të qetësuar zhurmën e krijuar, duke qenë se jemi në nisje të kampionatit dhe tensionimi i situatës nuk do të shërbente për mirë.

Flamurtari

Dje ishte planifikuar një takim mes Idrizit dhe Alveshit, por nuk u zhvillua për shkak të angazhimeve të administratorit që, për arsye pune, gjendej në Tiranë

Flamurtari pritet që të nisë sot stërvitjen i plotë. Dy ditë pushim duket se kanë mjaftuar për titullarët, ndërsa për lojtarët e stolit ka pasur stërvitje. Të gjithë lojtarët që kanë qenë në formacionin kryesor në ndeshjen me Luftëtarin dy ditë kanë pushim, ndërsa janë stërvitur me ndihmësit e Duros vetëm lojtarët e stolit. Sot do të shikohet edhe gjendja e Mustës që të shtunën dëmtoi kaviljen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"