Nis sot Kupa e Shqipërisë, ja cilat janë dy përballjet e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2019 | 12:23

Nis sot Kupa e Shqipërisë, ja cilat janë dy përballjet e para

Nis zyrtarisht sot Kupa e Shqipërisë. Pasi FSHF-ja përcaktoi skemën, edicioni 2019-2020 do të nisë me dy ndeshje.

kupa17-1

Turi paraeliminator do të vendosë përballë njëra-tjetrës Vorën me Luzin 2008 dhe Tomorin me Shkumbinin.

E para do të luhet në Yrshek, ndërsa e dyta në stadiumin e Beratit. Takimet janë me sistem eliminimi, pra brenda një ndeshjeje do të jepet edhe verdikti.

Çifti fitues i Vorës dhe Luzit do të ndeshet me Partizanin në rast se kualifikohet në turin e parë, ndërsa Tomori ose Shkumbini do të masin forcat me Kukësin në të njëjtin raund.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"