Nis rrotacioni te Skënderbeu, Nespor dhe Sahiti titullarë ndaj Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2017 | 9:42

Nis rrotacioni te Skënderbeu, Nespor dhe Sahiti titullarë ndaj Kamzës

Rrotacioni që Daja e ka përsëritur herë pas here në deklaratat e kaluara duket se i ka ardhur koha më shpejt se sa mendohej. Me mungesën e Jashanicës dhe të Osmanit, por edhe me shumë ndeshje në dispozicion që ka ekipi në pak ditë, duket se Daja do të vendosë që të hedhë në fushë ekipin më të freskët të momentit me disa ndryshime kryesore.

Skenderbeu stervitje

Në portë kapiteni Shehi dhe menjëherë para tij do të jetë Vangjeli nga e djathta dhe Mici nga e majta me Radas dhe Alitin që do të formojnë dyshen e qendrës.

Skenderbeu formacioni

Para tyre, Nimaga i rikthyer dhe Lilaj do të vendosen në një linjë, ndërsa disi më të avancuar do të jetë treshja që do të mendojë më shumë për ofensivën e ekipit Enis Gavazaj në të djathtë, Suad Sahiti në të majtë dhe Donjet Shkodra në qendër.

Skenderbeu

Në repartin e sulmit duket një balotazh i madh me Nespor dhe Soue. Megjithatë, çeku po kalon një virozë gripale dhe mund të mos jetë i gatshëm në këtë takim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"