Nis puna për Kukësin, formacioni i Partizanit ndryshon sërish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2018 | 21:22

Nis puna për Kukësin, formacioni i Partizanit ndryshon sërish

Java e 28-të ka folur ndjeshëm për Partizanin, pasi pas fitores 3- 0 në transfertën e Laçit, të kuqtë për herë të parë kanë kapur vendin e tretë në renditje. Dita pas këtij suksesi ka qenë pushim për “demat” dhe sot skuadra do të nisë punën për transfertën e Kukësit, takim i cili është planifikuar të luhet të shtunën, në orën 14:00 në stadiumin “Zeqir Yemri”.

partizani

Lorenc Trashi ishte i pezulluar nga kartonët ndaj Laçit dhe rikthehet i gatshëm për Kukësin. Gjithashtu, pritet që të rikuperohet për këtë takim edhe Jurgen Bardhi që nuk u grumbullua në javën e shkuar. Mbetet të shikohet gjendja e Renaldo Klarit, që ka pasur probleme fizike. Në Kukës mungon Labinot Ibrahimi, pasi me kartonin e verdhë që mori në Laç, ka plotësuar numrin katër.

Me rikthimet e mësipërme, por edhe me pezullimin e Ibrahimit i bie që formacioni do të ndryshojë sërish këtë fundjavë. Enigma mbetet se kush do të luajë në vend të Ibrahimit në të djathtë të mbrojtjes. Fejzullahu është riaftësuar pas 7 muajsh, por edhe Progni ka luajtur më herët në këtë rol.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"