Nis projekti, drejtori Hysi: Ja si do të ngrihet Luftëtari i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2020 | 9:33

Nis projekti, drejtori Hysi: Ja si do të ngrihet Luftëtari i ri

Luftëtari ka nisur punën për riformatimin. Në “lupën” e drejtorit teknik dhe trajnerëve të moshave, paraditen e së enjtes u zhvillua një ndeshje mes Luftëtarit të ri dhe Luftëtarit U-17. Më shumë se rezultati, rëndësi kishte evidentimi i ndonjë elementi.

mustafa hysi

Mustafa Hysi shpalos për “Panorama Sport” bisedimet që po kryen për buxhetin dhe afrimin e emrave si Xhumba e Haxhi në klub. “Futbollin në Gjirokastër do ta ringremë me të gjitha mundësitë dhe forcat tona. Kam folur edhe me kryebashkiakun Flamur Golemi për rreth dy orë dhe tematika ishte: buxheti për vitin e ri. Fond që do të shërbejë për formatimin e ekipit të duhur. Kam pasur një kontakt me Altin Xhumbën, pjesë e plejadës së shquar në futbollin gjirokastrit dhe i kam propozuar të jetë pjesë e projektit të Luftëtarit të ardhshëm. Nostalgjia për skuadrën mëmë është një arsye më shumë për të qenë pranë projektit të AF Luftëtari.

luftetari

Emra si Xhumba apo edhe Altin Haxhi janë gati për të mbështetur ekipin dhe veçanërisht akademinë. Por, më parë duan të njihen më hollësisht me projektin tonë. Vullneti nuk është vetëm tek ata, por edhe te të gjithë ata njerëz që e duan futbollin e qytetit. Prej kohësh jemi në bisedime me ish-ët e Luftëtarit për t’i bërë pjesë të këtij projekti. Unë kam marrë gjithë mbështetjen e tyre. I vetëm s’mund të bëj asgjë. Gjatë janarit do mblidhet edhe kryesia e AF Luftëtari për të vendosur emrat e trajnerëve të ekipit të parë dhe atyre të moshave”, ka përfunduar Hysi.

TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"