Nis operacioni “Strotman”, Spaletit i pëlqen edhe Barela

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 15:56

Nis operacioni “Strotman”, Spaletit i pëlqen edhe Barela

Interi nuk ndalet më dhe, pasi zikaltrit kanë prenotuar Lautaro Martinez, De Vrij dhe Azamoah, vëmendja e Piero Auzilios dhe e bashkëpunëtorëve të tij është përqendruar veçanërisht te përforcimi i mesfushës.

ROME, ITALY - APRIL 10: Kevin Strootman of AS Roma in action during the UEFA Champions League Quarter Final Second Leg match between AS Roma and FC Barcelona at Stadio Olimpico on April 10, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

ROME, ITALY – APRIL 10: Kevin Strootman of AS Roma in action during the UEFA Champions League Quarter Final Second Leg match between AS Roma and FC Barcelona at Stadio Olimpico on April 10, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Te premten e kaluar, sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit interistë kanë pasur një takim me përfaqësuesit e Kevin Strotman. Mesfushori i Romës rinovoi kontratën me verdhekuqtë vetëm para pak kohësh me një klauzolë largimi 32 milionë euro. Shifër kjo që nuk është shumë e madhe për Interin, që synon t’i plotësojë Spaletit një nga dëshirat e tij më të mëdha. Në fakt, trajneri zikaltër pëlqen shumë edhe Nikolo Barelën e Kaljarit, kartoni i të cilit vlerësohet 40 milionë euro: Interi ka shfaqur prej kohësh interes për lojtarin dhe pritet të përfshijë në bisedime edhe një apo dy futbollistë të rinj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"