Nis me 750 mijë euro, ja sa mund të përfitojë Shqipëria në Ligën e Kombeve

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 10, 2018 | 17:42

Nis me 750 mijë euro, ja sa mund të përfitojë Shqipëria në Ligën e Kombeve

Liga e Kombeve do të jetë një shans më shumë për të siguruar një biletë për në Europianin e ardhshëm, si dhe për të përfituar një shifër të kënaqshme financiare.

Liga-e-Kombeve

Në total janë rreth 76 milionë euro që do t’u shpërndahen 55 kombëtareve pjesëmarrëse. Pagesa e solidaritetit për çdo skuadër përcaktohet nga Liga ku merr pjesë dhe përfaqësuesja e Shqipërisë, duke pasur parasysh se është pjesë e Ligës C, e nis me 750 mijë euro të garantuara.

kombetarja

Deri në fund të këtij kompeticioni, një skuadër nga Liga A mund të arkëtojë deri në 7.5 milionë euro; 2 milionë euro për një të Ligës B; 1.5 milionë për rastin e Shqipërisë në rast triumfi në Ligën C dhe 1 milion për Ligën D, ku bën pjesë edhe Kosova. Në këtë mënyrë Shqipëria mund të arkëtojë 1.5 milionë euro nëse fiton Ligën C dhe të tjera në vijim, në rast se kalon edhe turet pasardhës.

Kombetarja






www.minuta90.com