Nis mbjellja e barit, stadiumi i klubit të Kategorisë së Parë gati për dy javë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2021 | 14:42

Nis mbjellja e barit, stadiumi i klubit të Kategorisë së Parë gati për dy javë

Nëse ekipi po vazhdon përgatitjet për javën e 9-të, klubi po mendon për infrastrukturën. Duke përfituar nga ndërprerja e garës, drejtuesit kanë nisur procesin e mbjelljes së barit në stadiumin “Tofik Jashari”.

254228693_4713459515383775_9188476466961101678_n

Kanë kaluar afër 15 vjet që kur është vendosur tapeti i fushës dhe logjikisht është i konsumuar, ndaj është parë e domosdoshme ndërhyrja. Interesimi i bashkisë është i vazhdueshëm dhe për korrjen e barit janë angazhuar forca të shumta.

Për të ndjekur këtë proces ka ardhur edhe një specialist nga FSHF-ja. Ai është Rexhep Muzhaqi, që për gazetën thotë:

Erzeni

“Të hënën e kaluar janë bërë 2 korrje të barit të egër dhe një ditë më pas është bërë mbjellja e farës me një sasi prej 400 kg me mjetet moderne dhe pastaj do të hidhet një shtresë rëre me plehërim dhe vaditje të vazhdueshme.

Kjo do të bëjë të mundur mbirjen e barit të ri në një kohë sa më të shpejtë dhe për të qenë e gatshme në ndeshjen e radhës pas sfidës në Berat për të zhvilluar garën në fushën e re. Ky problem do të mbyllet në një kohë të shkurtër, 2-javore”.

FIQIRI SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"