Nis Kategoria e tretë, rikthehet Divjaka pas 10 vitesh

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Shkurt 12, 2018 | 15:50

Nis Kategoria e tretë, rikthehet Divjaka pas 10 vitesh

Ka startuar dje me dy ndeshjet e para kampionati kombëtar i Kategorisë së Tretë. Në këtë kampionat marrin pjesë vetëm 6 ekipe, Termi, Internacional Tirana, Djelmnia Shkodrane, Divjaka, Shkëndija e Tiranës dhe Universiteti ZKM.

27173365_2027537907532026_3096621966935824826_o

Bie në sy numri i vogël i skuadrave pjesëmarrëse këtë sezon në kampionat, kur një vit më parë ishin 10 ekipe apo dy sezone më parë 16 skuadra të ndara në dy grupe.

Gjithashtu, bie në sy rikthimi në futbollin amator të skuadrës së Divjakës, e cila mbahet mend gjatë vitit 1998, kur u kualifikua për në “play-off” për t’u ngjitur nga Kategoria e Dytë në të Parën.

21687519_2025101311109019_2648416215867017786_n

Që nga ai vit, kjo skuadër nuk ka funksionuar dhe me iniciativën e Josif Rudhos, një figurë mjaft e njohur për futbollin divjakas, dhe me mbështetjen e kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi, u bë e mundur pjesëmarrja në këtë kompeticion.

Dhe skuadra ka objektiva të qarta, për shtrirje dhe zhvillimin e këtij sporti edhe në këtë bashki, por edhe pjesëmarrja vitin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë.

27164389_2027537934198690_5500093254129981752_o

Për këtë është duke u punuar për ndërtimin e stadiumit të Divjakës me një kapacitet prej 2-3 mijë vendesh, ku do të ketë një tribunë qendrore dhe dhomat e zhveshjes, të cilat priten të përfundojnë në këtë verë për të qenë të gatshme për startin e kampionatit të ardhshëm.

27024186_2027538007532016_7042382159133289390_o

NDESHJET Ka nisur java e parë me dy ndeshjet e luajtura në qendrën sportive të Kamzës.

Në sfidën e parë, skuadra e Zojës së Këshillit të Mirë ka fituar 5-4 ndaj Divjakës, ndërsa Termi ka mundur 2-1 Djelmninë Shkodrane.

Ndeshja e tretë nuk u zhvillua për arsye të mosparaqitjes së skuadrës së Shkëndijës së Tiranës, e cila duhet të luante kundër Internacionalit.

Abdulla Dushku





www.minuta90.com