Nis Kategoria e Parë me formulën e re, të gjitha listat e skuadrave dhe formacionet i gjeni në “Panorama Sport”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2021 | 23:10

Nis Kategoria e Parë me formulën e re, të gjitha listat e skuadrave dhe formacionet i gjeni në “Panorama Sport”

 Kategoria Superiore ka ngritur sot siparin për edicionin me ndeshjen e parë të saj, ndërsa nesër nis një garë po aq e ethshme në futbollin tonë, ajo e Kategorisë së Parë. Turneu kthehet këtë vit me një formulë ndryshe nga ajo e edicioneve të kaluara.

topi-kategoria-e-pare

Tashmë do të jetë një kampionat me një grup të bashkuar me 16 skuadra, ku dy të parat shkojnë në Superiore, ndërsa e treta shkon në play-off për të qenë në elitën e futbollit shqiptar. Ndërsa për mbijetesën, do të jenë 4 skuadra që bien direkt më poshtë, me 2 të tjera që shkojnë në play-out për të mbijetuar.

Me këtë formulë pritet të ketë një garë të ndezur nga fillimi e deri në fund e kjo ka bërë që klubet të bëjnë lëvizje të shumta në merkaton e verës. Lëvizje të cilat do t’i gjeni të përshkuara të plota në listat e federimeve në versionin print të gazetës PANORAMA SPORT të datës 11 shtator 2021, bashkë me formacionet me të cilat pritet të luajnë ekipet në këtë edicion të ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"