Nis jeta pa Igli Taren te Lacio, tre orë diskutime që në mbledhjen e parë për merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 21:57

Nis jeta pa Igli Taren te Lacio, tre orë diskutime që në mbledhjen e parë për merkaton

Igli Tare nuk është më pjesë e strukturave drejtuese të Lacios. Edhe pse zyrtarisht kontrata e tij mbaron në fund të qershorit, drejtuesi shqiptar nuk merr më pjesë në mbledhjet strategjike për të diskutuar për të ardhmen e klubit dhe manovrat e merkatos.

tare sarri lotito

Dhe jeta pa Igli Taren ka filluar me një mbledhje të gjatë mes të gjithë drejtuesve të bardhekaltërve, përfshirë edhe stafin teknik, në ambientet e klubit. Në Formulo gjatë pasdites janë takuar presidenti Klaudio Lotito, trajneri Sarri, drejtori Fabiani si dhe sekretari Kalveri.

Aty janë diskutuar për tre orë tema nga më të ndryshmet për përditshmërinë në jetën e klubit, planifikimin e verës, por edhe strategjitë e merkatos. Lacio duhet të vendosë çfarë do të bëjë me emra si Millnkoviç-Saviç që kërkohen nga klube të tjera, por edhe lëvizjet e merkatos për të afruar emra të rinj sipas profileve që kërkon Sarri. Shumë nga këto çështje më përpara zgjidheshin nga Tare për shumë vite me radhë e tani te Lacio, duhet të fillojnë të mësojnë t’i bëjnë vetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"