Nis java anti-Kukësi te Partizani, trajneri Daja mund të buzëqeshë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 21:32

Nis java anti-Kukësi te Partizani, trajneri Daja mund të buzëqeshë

Partizani ka nisur përgatitjet për ndeshjen e të dielës kundër Kukësit. Ky takim ishte parashikuar të luhej ditën e mërkurë, por për shkak të kushteve atmosferike, ndeshjet e Superiores janë shtyrë për në fundjavë. Për sfidën ndaj verilindorëve, Partizani do t’i ketë të gjithë futbollistët të gatshëm.

Partizani

Në takimin e shkuar ndaj Kastriotit, te “demat” nuk pati asnjë të ndëshkuar me karton të verdhë, çka i jep Dajës një grup të plotë. Si dhe në pjesën e dëmtimeve, Partizani ka qenë me fat javët e fundit, pasi i gjithë kontingjenti ka qenë në formë optimale. Edhe afrimet e fundit, si Mëllugja e Dominguez, po kapin formën e tyre më të mirë.

E vetmja mungesë nëse mund të quhet kështu, është ajo e Edon Hasanit, i cili vazhdon stërvitjen individuale. Çfarë bie në sy, është fakti se dy futbollistët brazilianë, Lukas Kardozo dhe Kordeiro Melo, stërviten dhe pasdite në ambientet e palestrave, ku iu është bashkuar dhe mbrojtësi Dominguez, i cili duket se ka një afrimitet më të madh me dy futbollistët brazilianë të Partizanit se me pjesën tjetër të skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"