Nis grumbullimin Shqipëria U-19, sa shumë lojtarë nga Shqipëria ftuar nga Nevil Dede

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 17:16

Nis grumbullimin Shqipëria U-19, sa shumë lojtarë nga Shqipëria ftuar nga Nevil Dede

Shqipëria U-19 e drejtuar nga tekniku Nevil Dede, ka nisur prej ditës së sotme, grumbullimin për ndeshjen miqësore ndaj Polonisë, që do të zhvillohet më 14 tetor, në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 14:00.

ernest muci shqiperia u19

Kuqezinjtë e rinj janë grumbulluar në qytetin e Durrësit, do të zhvillojnë edhe seancat stërvitore përpara këtij testi të fundit që Dede ka planifikuar përpara turneut eliminator të muajit nëntor.

Në listën e publikuar nga trajneri Dede, janë thirrur 23 lojtarë. Bien në sy emra që vijnë nga ekipet e njohura të të rinjve, si Kristian Shiba nga Sasuolo, Aleksandro Sadikaj nga Panathinaikos, Bernard Karica nga Dinamo e Zagrebit, apo Marvin Çuni nga Bajerni i Mynihut.

Lista-U-19

Ndërkohë, janë thirrur edhe shumë lojtarë që aktivizohen nga Shqipëria, si portieër Dabiani, Malaj apo Bushi, nga Besa, Partizani e Flamurtari, apo edhe Ernest Muçi nga Tirana e Ledio Beqja nga Teuta, si dhe Arinald Rrapaj po nga vlonjatët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"