Nis grumbullimi për Shqipërinë U-19, zbulohet lista e kuqezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2019 | 10:34

Nis grumbullimi për Shqipërinë U-19, zbulohet lista e kuqezinjve

Shqipëria U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka nisur grumbullimin në prag të pjesëmarrjes në “International Memorial Tournament”, që do të zhvillohet nga data 8 deri në 11 gusht, në Zagreb të Kroacisë.

U19-stervitje-ne-Shkoder

Grumbullimi është bërë në qytetin e Shkodrës dhe trajneri ka ftuar 19 lojtarë. Kuqezinjtë do të përballen në këtë turne me Olimpija Ljubljanën, Realin e Madridit dhe Dinamo Zagrebin.

Në listën e të grumbulluarve bien në sy shumë lojtarë nga kampionati shqiptar. Por ka edhe elemente nga skuadra Angli apo Italia.
Lista-e-U-19

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"