Nis grumbullimi i Kombëtares U-17, Mustedanagiç fton talentin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2018 | 13:30

Nis grumbullimi i Kombëtares U-17, Mustedanagiç fton talentin e Milanit

Sot në orën 12:00 në ambjentet e FSHF-së ka dalë në një konferencë për shtyp trajneri i kombëtares U-17 Dzemal Mustedanagic. Përfaqësuesja e kësaj moshe do të grumbullohet për një javë në qytetin e Durrësit, ku tekniku do të përcaktojë grupin e lojtarëve që do të jenë baza për kombëtaren e kësaj moshe.

ty

Në fjalën e tij Mustedanagic u shpreh:”Pas këtij grumbullimi do të perzgjedhim lojtarët që do të jenë pjesë e ekipit kombëtar U-17. Sigurisht, nëse pas këtij grumbullimi gjejmë ndonjë futbollist më të mirë do ta afrojmë në ekipin kombëtar. Kemi një brez të talentuar futbollistësh. Dua të theksoj se djemtë janë të talentuar, me cilësi të mira. Në kohën time mjaftonte vetëm talenti, ndërsa tani kërkohet më shumë se kaq. Duhen shumë cilësi, talenti është vetëm hapi i parë, duhen dispilina dhe karakteri për të vazhduar më tej. Mënyra ime e lojës është sulmuese, kjo varet dhe nga kundërshtari që do të kemi përballë. Pavarësisht se kë kemi pasur përballë, kemi pasur ekipe shumë të forta si Kroacia dhe Spanja, ne kemi bërë futboll të bukur dhe dinjitoz. Shpresoj që këtë herë të kemi gjykime të mira, pasi jemi demtuar nga gjykimi në fazën e eliminatoreve për këtë moshë. Një pikë e mohuar kundër Kroacisë do mjaftonte për ne të vazhdonim në Elite Raund. Nga data 19-24 prill do kemi një turne në San Marino, kundërshtarët janë Italia, Rumania dhe San Marino, në shtator kemi një grumbullim tjetër dhe do të luajmë miqesore me Kosovën, Malin e Zi ose Maqedoninë. Në muajin tetor do të luajmë ndeshjet e para te eliminatoreve, shpresojme që këtë here të kualifikohemi.“-përfundoi fjalën e tij trajneri i përfaqësueses U-17.

Më poshtë edhe lista e lojtarëve të grumbulluar:

dfggfhy

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"