Nis gjyqi për “të fiksuarin” Rajan Gigs, zbulohen detajet e dhunës dhe shantazheve me foto nudo ndaj ish të dashurës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 19:29


Nis gjyqi për “të fiksuarin” Rajan Gigs, zbulohen detajet e dhunës dhe shantazheve me foto nudo ndaj ish të dashurës

Rajan Gigs është paraqitur sot para gjykatës për seancën ku ai i përgjigjet akuzave për dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish të dashurës së tij, Kejt Grevil, motrës së saj si dhe ngjarjeve të shumta të jetës së çiftit në vitet 2017-2020. Tablloja që ka përshkruar avokati i Grevil ka hedhur shumë hije mbi Gigs, i cili ka qenë edhe më parë objekt i tabloideve për lidhjen e famshme me gruan e vëllait të tij.

dsfsdfsdfdf

Sipas asaj që u raportua sot në gjyq, ish-lojtari i Mançester Junajtid, i cili për shkak të këtyre akuzave u detyrua të dorëhiqej nga posti i trajnerit të përfaqësues së Uellsit, kishte përdorur presion psikolgjik dhe dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme. “Jeta private e z. Gigs përfshinte një seri abuzimesh mbi gratë të cilët ai pretendonte se i dashuronte”, theksonte pala akuzuese gjatë seancës së sotme.

U raportua se Gigs i dërgonte e-maile ish të dashurës së tij kur ajo e bllokoi në rrjetet sociale duke e kërcënuar se do t’u dërgonte foto të “natyrës personale” miqve të saj nëse ajo nuk bënte çfarë thoshte ai. Pretendohet gjithashtu se shfaqej i paftuar në palestër, apo në shtëpinë e saj, duke kontrolluar personat me të cilët shoqërohej. “Nuk ishte një shprehje dashurie, ishte një sjellje fiksuese e tij’, shpjegoi avokati gjatë seancës ku para fillimit të saj, personave të jurisë popullore iu kërkua informacion nëse kishin ndonjë lidhje me Aleks Ferguson, Geri Nevill ose Devid Gill, duke menduar se kjo lidhje me ish-pjesëtarët e Mançester Junajtid mund të ndikonte gjykimin.

sdfsdfsdfffff

Në gjyq u zbardh edhe ngjarja e famshme e 1 nëntorit 2020, kur policia arrestoi Gigs për “dhunë familjare”. Avokati tregoi se Grevil kishte vendosur të ndahej prej tij pasi ishte e sigurt se ai e tradhëtone me të tjera. Mes çiftit kishte filluar një zënkë, pasi Gigs nuk e lejonte të largohej nga shtëpia dhe ai kishte përfunduar duke u përleshur me të në tokë. Motra e Keit, Ema, kishte ndërhyrë në ato momente dhe Gigs e kishte goditur me bërryl në nofull. Më pas, ai kishte humbur kontrollin dhe goditur me kokë në fytyrë ish të dashurën e tij, me Emën e cila si rrjedhojë kishte thirrur policinë.

sfsdfsdfsdfsdf

Kjo nuk ishte hera e parë që çifti kishte një zënkë të tillë. Gigs kishte hedhur atë dhe rrobat e saj jashtë shtëpisë kur Grevil e kishte pyetur më parë rreth rasteve të mundshme të tradhtisë.

Gigs ka refuzuar të gjithë akuzat e ngritura ndaj tij, duke pretenduar se po ngrihet një fushatë mashtrimi për të njollosur figurën e ish-futbollistit i cili së fundmi është në një lidhje të re sentimentale me modelen e veshjeve intime, Zara Çarls.

PANORAMASPORT.AL