Nis aventurën me Laçin me plagë, Donald Rapo dërgohet në spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 19:20

Nis aventurën me Laçin me plagë, Donald Rapo dërgohet në spital

Debutimi i Donald Rapos me Laçin u mbyll pas 24 minutash lojë duke u dëmtuar në afërsi të syrit.

donald rapo

Mbrotjësi i ri i kurbinasve u përplas keq në pjesën e parë gjatë një dyluftimi duke pësuar çarje poshtë vetullës. Për disa minuta, ai qëndroi i shtrirë në fushë dhe më pas u transportua në Spitalin e Durrësit për të kuruar plagën.

Për ndeshjen e ardhshme trajneri i Laçit Armando Cungu rrezikon të mos ketë në dispozicion Rrapon dhe qendërmbrojtësin Ignjatoviç, i cili pësoi dëmtin në kavilje.

teuta laci

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"