Nimaga-Taku shqetësojnë trajnerin Daja, mungesa e tyre bëhet çështje te Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2018 | 15:03

Nimaga-Taku shqetësojnë trajnerin Daja, mungesa e tyre bëhet çështje te Skënderbeu

Pavarësisht fitoreve në kampionat dhe shkëputjes prej 11 pikësh nga vendi i dytë, Skënderbeu vijon të jetë ende në pritje të dy lojtarëve që do të plotësonin grupin e trajnerit Ilir Daja.

Në një situatë të tillë, e gjithë vëmendja është e përqendruar tek Afrim Taku dhe Bakari Nimaga, të cilët janë larg nga Skënderbeu në këtë kohë.

Skenderbeu-stervitje

Afrim Taku ndodhet ende në pritje të Green Cardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë sërish rrugën drejt Korçës, atje ku Skënderbeu e pret prej kohësh.

Lajmi për një kthim të Takut ishte programuar më datë 10 shkurt, por duket se vonesa e dokumentacionit përkatës bëri që Taku ende të mos duket në Korçë.

taku1-470x313

Në këtë situatë, duket se data 20 do të jetë dita kur Taku të mbërrijë në Korçë pranë ekipit me Dajën që po e pret afrimin e tij.

Pavarësisht se larg nga Amerika, Taku ka vijuar programin stërvitor individual dhe forma e tij pritet që të jetë e mirë. Por sërish ka nevojë për kohë, me qëllim që të hyjë plotësisht në ingranazhet e ekipit.

Nimaga Skenderbeu

Në krahun tjetër, Bakari Nimaga është ende në Mali dhe nuk dihet se kur do të kthehet pranë ekipit.I larguar pa lejen e trajnerit Ilir Daja, por me leje të marrë nga presidenti Takaj, mesfushori do të duhet të zbusë inatin e trajnerit bardhekuq që sigurisht nuk do të jetë aspak i kënaqur nga kjo mungesë e tij në ekip.

Nuk dihet ende se kur Nimaga do të bashkohet me Skënderbeun dhe pritet që rikthimi i tij të shkaktojë një mbledhje në radhët e bardhekuqve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"