Nimaga nga avioni në fushë drejt Laçit, formacioni i korçarëve me mungesa e dyshime në Kurbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2017 | 11:03

Nimaga nga avioni në fushë drejt Laçit, formacioni i korçarëve me mungesa e dyshime në Kurbin

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, duket se ka vendosur që të sakrifikojë sërish pjesën më të madhe të ekipit që luajti në ndeshjen me Jang Bojs. Nuk do të ketë rrotacion, madje as Bakari Nimaga s’do të pushojë, edhe pse i është bashkuar ekipit vetëm dje në mbrëmje. Bardhekuqtë kanë tri mungesa të sigurta në këtë takim: Vangjeli për kartonë, si Dita e Nespor të dëmtuar.

Skenderbeu

Ndërsa Marko Radas dhe Ali Soue do ta nisin nga stoli këtë takim, duke qenë se nuk janë ende në 100% të formës së tyre. Kjo është pak a shumë situata në klubin bardhekuq, teksa dje Daja ka punuar në të vetmen seancë stërvitore për të nxjerrë formacionin. Taku do të zëvendësojë Vangjelin në mbrojtje, ndërsa Sahiti do të jetë sërish titullar në këtë takim.

Në sulm rikthim i rëndësishëm është ai i Xhejms Adenijit, që mungoi në Zvicër. Duke parë ditët e pakta për rikuperim, por edhe një seancë të vetme për stërvitje, trajneri nuk ka dashur të lodhë lojtarët gjatë së shtunës. Gjithçka në seancë është bazuar mbi vendosjen në fushë të skuadrës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"