Nimaga largohet drejt Malit, ja si mund të rreshtohen ekipet në sfidën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2018 | 11:33

Nimaga largohet drejt Malit, ja si mund të rreshtohen ekipet në sfidën e sotme

Diçka e çuditshme po ndodh me mesfushorin nga Mali të Skënderbeut, Bakari Nimaga.

Pak kohë më parë, me të drejtë, lojtari u largua për në vendin e tij, pas lajmit tragjik që mori për shkak të ndarjes nga jeta të motrës.

Daja dhe Nimaga

Sigurisht që ky ishte një lajm i hidhur dhe Nimaga patjetër që duhet të ishte prezent pranë familjarëve.

Ndërkohë që deri këtu ishte gjithçka rregull, ditën e djeshme gazeta mëson se Bakari Nimaga ka kërkuar sërish leje, përpara një ndeshjeje mjaft të rëndësishme si ajo ndaj Flamurtarit.

Nimaga Skenderbeu

Arsyeja ishte një sëmundje e mamasë së tij. Të parit mësohet se Nimaga i ka kërkuar leje trajnerit Ilir Daja, i cili nuk i ka dhënë. Më pas, malieni ka telefonuar presidentin Ardjan Takaj, i cili me sa duket është treguar zemërgjerë dhe e ka lejuar futbollistin në fjalë që të udhëtojë për të parë mamanë e tij.

skenderbeu-flamurtari-shehi-bushic-ardian-beqiri-470x313

KORÇARËT – Kapiteni Orges Shehi do ta nisë në portë, ndërkohë që mbrojtja nuk ka dilema. Vangjeli dhe Mici do të jenë krahët dhe Radas me Jashanicën janë në qendër.

skenderbeuu

Përpara tyre do të jetë Tefik Osmani që edhe njëherë do të bëjë shkatërruesin, ndërkohë që Muzaka dhe Lilaj do të jenë dy lojtarë të shpejtë që pritet të shërbejnë shumë në vijën e parë të sulmit.

Atje, Enis Gavazaj dhe Xhejms Adeni do të jenë një shtysë më shumë në majë, për të pasur përpara Ali Soue.

zc

VLONJATËT – Dy mungesa të rëndësishme do të ketë Flamurtari në ndeshjen e sotme në Korçë.

Sidibe do të mungojë për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen me Kukësin, po ashtu nuk do të jetë i gatshëm në këtë takim Xhufo pasi ka një kontratim muskulor.

Flamurtari-470x3131-470x313

Alvesh, Nedljekovic dhe Useini që kanë pasur trauma nuk kanë probleme dhe do të jenë të gatshëm për trajnerin Duro. Ndërkohë që kthehet edhe Ditmar Bicaj, i cili e ka kaluar dëmtimin.

gfdcb

Pritet që në ndeshjen e sotme të aktivizohet edhe blerja e re Muarem Muarem. Vlonjatët do të kenë pak ndryshime në formacion në ndeshjen e sotme, por trajneri është munduar të mos zbulojë shumë në këtë drejtim.

Ll.Saro/E.Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"