Nikolin Çoçlli flet si “ish”: Ndaj Partizanit s’duhet të luajmë me frikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 12:41

Nikolin Çoçlli flet si “ish”: Ndaj Partizanit s’duhet të luajmë me frikë

Ka qenë lojtar, madje edhe trajner i Partizanit, por tashmë Nikolin Çoçlli do të përballet si kundërshtar me të kuqtë, duke pasur statusin e zëvendëstrajnerit të Apolonisë. Mund të quhet sipika kyçe e zbërthimit të strategjisë së Partizanit, pasi numri dy i pankinës fierake e njeh mirë edhe filozofinë e trajnerit Daja.

Coclli Apolonia

Çoçlli është optimist për ecurinë e Apolonisë, për rritjen që skuadra ka treguar dy javët e fundit, si dhe për mundësitë që Apolonia ka në përballjen ndaj Partizanit. E respekton ish-skuadrën e tij, por tashmë kërkon që të fitojë me fierakët. E parashikon të vështirë, por një fitore tërësisht të arritshme për Apoloninë.

PARTIZANI-“E para, ne e njohim mirë Partizanin, jo vetëm nga e kaluara, por e kemi të freskët ndeshjen e Kupës. Në aspektin ku ndodhet skuadra, lojtarët padiskutim që janë të motivuar, sepse vijnë pas një ndeshjeje shumë pozitive dhe që ne humbëm dy pikë, sepse ashtu shkoi situata. Pra, morali është i lartë në grup, por gjithsesi, pjesa e vazhdimësisë që mua më shqetëson dhe është shumë e rëndësishme”.

LOJTARËT-“Lojtarët tanë akoma kur përballen me një skuadër me emër, sikur nuk ndihen të barabartë dhe kanë disi ndjesinë e inferioritetit. Normalisht, në situatën që ndodhemi, kjo ndeshje do të jetë shumë më ndryshe nga ballafaqimi që patëm në Kupë me Partizanin. Unë kam shumë besim që skuadra do të reagojë shumë mirë.Elementi kryesor, aspekti psikologjik, ka predominuar këto ditë, por edhe lojtarët janë ndërgjegjësuar që niveli i kundërshtarit është i barabartë dhe nuk ka diferenca përcaktuese”.

Coclli Nikolin, trajneri i Partizanit

PËRBALLJA-“Partizani mund të ketë emra, por lojtarët tanë janë të gatshëm për t’u përballur ‘dhëmbë për dhëmbë’ me çdo kundërshtar që do t’i dalë përpara. Partizani ka emër, ka traditë, është një skuadërme kontingjentin e vjetshëm,me2- 3lojtarë të larguar, por nëseaspekti psikologjik do të jetë në rangun e duhur, edhe rezultati do të jetë ai i duhuri”.

SEKRETI –“Ah, jo, nuk jam unë ‘sekreti’, edhe pse e njoh shumë mirë si funksionon ai klub, i njoh njerëzit, presidentin atje, por edhe trajnerin, sepse kemi punuar bashkë te moshat, ai te Dinamo, unë te Partizani. Ata janë të motivuar, kanë një skuadër të karikuar, por Partizani me atë kontingjent, madje edhe pak më i fortë në organikë, zuri vendin e shtatë. Është një ekip i krijuar për të fituar dhe për të pretenduar, por nuk kemi pse të luajmë me frikë dhe të hezitojmë përballë tyre kur kanë një ekip me më pak emra se vjet”.

DIFERENCAT-“Ne vijmë nga Kategoria e Parë, kemi ekip të ri dhe pa përvojë, gjë që na penalizon disi, por po mësohemi me Superligën. Nuk e kemi frikë Partizanin, nuk ndihemi inferiorë, do të luajmë si ta barabartë, madje do të kërkojmë ta dominojmë dhe do t’ia dalim me sukses, që do të thotë se do të fitojmë dhe më minimalja do të jetë barazimi”, tha Coçlli.

BUJAR RAMA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"