Niko Zisi karikon Kamzën: Do ta mposhtim Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2018 | 12:42

Niko Zisi karikon Kamzën: Do ta mposhtim Tiranën

Niko Zisi ishte një nga blerjet e verës. Mesfushori anësor është i bindur se Kamza ia del ndaj Tiranës, paçka se situata në ekip nuk është nga më të mirat. Në një intervistë për “Panorama Sport”, futbollisti rrëfeu objektivat e Kamzës për ndeshjen e radhës me Tiranën, të cilën skuadra e Duros gjatë fazës së parë ia ka dalë të marrë tri pikët.

zisi kamza

Zisi e njeh mirë Tiranën, si e ndjeni veten para kësaj sfide?

Në radhë të parë uroj të jem në formacionin titullar. Për sa i përket këtij takimi, ndiejmë pak a shumë edhe presionin, duke qenë se në disa ndeshje nuk kemi marrë pikët tona. Kemi shumë deficite, gjë që bën më të përgjegjshme skuadrën për të dhënë maksimumin e për të kërkuar më shumë pikët sesa lojën. Si me thënë ndihet njëfarë presioni te skuadra jonë. Shpresoj shumë dhe te fati, kemi luajtur mjaft mirë, ku na ka munguar përfundimi, domethënë konkludimi te goli. Do Zoti shkojnë gjërat siç dëshirojmë ne, pasi nuk kemi marrë atë që donim. Besoj se dhe fati nuk na ka ndihmuar, e shpresoj që këtë radhë të jetë pro nesh.

Sa ju bind që Kamza të përballojë deri në fund sezonin?

Mendoj se është një grup mjaft i mirë dhe ashtu është e vërtetë nuk ka nevojë për ndërhyrje as në merkato. Jam i bindur se dhe lojtarët e tjerë të stolit, janë futbollistë mjaft cilësorë që nuk kanë shumë ndryshime me grupin titullar e të aftë për ta përballuar me sukses deri në fund sezonin. Skuadra më shumë do të rritet, pasi si pjesa e lojtarëve që ishin sezonin e kaluar, po ashtu edhe të rinjtë e ardhur në këtë sezon, po vijnë drejt përmirësimit. Jemi duke punuar ashtu siç duhet dhe besoj se skuadra do të përmirësojë më shumë pjesën e golit dhe marrjes së pikëve.

43163322_1042690982579185_1537098112961609728_o

Duke qenë se skuadra do të ketë mjaft mungesa, sido mos ato të repartit të mbrojtjes, me çfarë synimi do të futeni në lojë?

Përveçse fitores, nuk ka synim tjetër ky takim. Nuk ka rrugë tjetër për dy arsye. Së pari, fitorja jonë na ngjit mbi Tiranën, duke qenë një rival direkt në renditje. Së dyti, kemi deficite pikësh dhe detyrimisht na duhet se s’bën kjo fitore, duke qenë se kemi ndeshjen në shtëpinë tonë pranë tifozëve tanë, që me këtë rast i ftoj të gjithë në stadium për të na mbështetur.

Sa mund të ndikojnë mungesat e të pezulluarve?

Sigurisht që janë mungesa të rëndësishme për skuadrën, por besoj se edhe lojtarët, që do t’i zëvendësojnë janë të përgatitur dhe se do ta përballojmë me sukses. Besoj se do ia dalim, ashtu si ia dolëm dhe në ndeshjen e parë. Zisi i keni shënuar Tiranës, kur kjo skuadër që nuk e njihte humbjen… Sigurisht që loja e një mesfushori me tipare sulmuese, është që të ndërtojë aksionin dhe të shënojë. Do kisha dëshirë të shënoja, por po aq e dëshirueshme do të jetë edhe ndihmesa që unë mund t’i jap skuadrës për ta realizuar golin. Nuk ka rëndësi se kush do të shënojë. E rëndësishme është të fitojmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"