“Niko Dovana” një tabu, ja prej sa vitesh nuk njeh fitore Vllaznia ndaj Teutës në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 19:58


“Niko Dovana” një tabu, ja prej sa vitesh nuk njeh fitore Vllaznia ndaj Teutës në transfertë

Vllaznia ka plot gjashtë vite që nuk fiton në Durrës. Mund të duket e çuditshme, por për llogari të kampionatit, për herë të fundit shkodranët ia kanë dalë të marrin tri pikë në stadiumin “Niko Dovana” më 31 gusht 2014.

Teuta-Vllaznia

Në atë kohë kuqeblutë drejtoheshin nga trajneri italian Baldo Raineri dhe ndeshjen e vendoste një gol i Arsid Krujës në pjesën e parë.

Mesfushori me tipare sulmuese është i vetmi lojtar që ka mbetur në skuadër që nga viti 2014, madje në ndeshjen e djeshme, u bë protagonist në minutën e 6-të, teksa Frashëri i mohoi golin.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/