Nikaj zbulon merkaton e Kastriotit, ja lojtarët që vijnë në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 14:08

Nikaj zbulon merkaton e Kastriotit, ja lojtarët që vijnë në janar

Kastrioti e nisi me tri pikë edhe fazën e dytë të kampionatit, teksa mposhti Burrelin në shtëpi me rezultatin 1-0. Ekipi krutan vazhdon të jetë ekipi i rekordeve këtë sezon në Kategorinë e Parë, pasi kur kanë kaluar 10 javë kampionat, vazhdon të mos njohë humbje. Ndeshja e radhës është një transfertë mjaft delikate, pasi krutanët do të përballen me Egnatian në Rrogozhinë.

Nikaj

Sulmuesi kryesor i skuadrës, Taulant Marku, që në sfidën e fundit i dha tri pikët skuadrës me golin e tij, për “Panorama Sport” është shprehur: “Ndaj Burrelit ishte një ndeshje radhe, në të cilën arritëm të merrnim pikët e plota. Jam i lumtur që shënova, por më i lumtur për tri pikët.

Golin e shënuar ia dedikoj tifozëve të mrekullueshëm të Kastriotit, të cilët na kanë mbështetur në çdo takim, në shtëpi dhe transferta. Në fundjavë na pret një tjetër ndeshje e rëndë- sishme dhe mbështetja e tyre do të ishte mjaft e rëndësishme”, tha fillimisht Marku, i cili foli edhe për ndeshjen ndaj Egnatias. “Momentalisht është skuadra që renditet në vendin e dytë dhe ka meritat e saja për rezultatet e arritura, ashtu si edhe ne.

Ne do ta vlerësojmë përballjen me ta si çdo ndeshje tjetër dhe normalisht synimet tona dihen, tri pikët. Nëse luajmë si në këto 10- të javët e para, jam i bindur që do vazhdojmë ta kalojmë me sukses edhe këtë ndeshje”, mbylli sulmuesi.

Nikaj – Ndërkaq, trajneri i Kastriotit, Samuel Nikaj gjatë emisionit të djeshëm “E Hëna Sportive” në TVSH, deklaroi se interesohet për dy lojtarë në merkaton e janarit. Njëri është Andonis Shala që luan te Vllaznimi në Kosovë, ndërsa tjetri një sulmues.

LIRIDON PASHA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"