Nikaj “qan” humbjen me Korabin, por beson te rokada në kryeqytet: Pres vetëm luftë të ndershme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2021 | 11:21

Nikaj “qan” humbjen me Korabin, por beson te rokada në kryeqytet: Pres vetëm luftë të ndershme

Burreli ka arkivuar humbjen e fundit dhe është gati për kthesën e madhe. Sot ndoshta luhet shansi i fundit për elitën, pasi me një fitore do të rimerrnin edhe kreun. Nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi përballë do të kenë Dinamon. Takimi zhvillohet në “Selman Stërmasi”, atje ku pak javë më parë dolën të mundur. E megjithatë, Samuel Nikaj beson tek autokritika. Trajneri sheh një ekip më të karikuar dhe etur se kurrë për të marrë “komandën”. Shkodrani i stolit të matjanëve ka vetëm një merak, ai pret që të ketë “Fair Play” në fushë. Gjatë një prononcimi të dhënë enkas për “Panorama Sport” ai shprehet:

Nikaj

“Gjendja nuk është shumë e mirë, pasi vijmë nga një humbje e dhimbshme. Megjithatë, gjatë kësaj jave jemi munduar të fusim frymën pozitive në ekip dhe kam parë reagim të mirë nga lojtarët. Kanë dëshirë për fituar ndaj një kundërshtari të denjë. Duke e vlerësuar maksimalisht Dinamon, mendoj që performanca e lojtarëve të mi do të jetë në rritje, krahasuar nga ajo me Korabin. Pavarësisht se nuk kam vërejtje për lojën që bënë në atë ndeshje, kërkoj që nesër (sot) të jemi më mirë se sa me dibranët. Duhet të fitojmë përballë bluve dhe të kthehemi në krye të renditjes. Të them të drejtën, në ndeshjen e fundit morëm një goditje dhe shpresoj ta marrim veten me një fitore. Kam shumë besim se do ta kapim vendin e parë.

Të mundohemi që tri ndeshjet e fundit ta mbajmë ne kryesimin. Lufta është e ashpër, por shpresoj të jetë e ndershme. Por, duke u nisur nga ajo që kam parë në dy ndeshjet me Korabin, duhet të kesh frikë nga gjykimi”, tha Nikaj. Skuadra matjane ka udhëtuar që të premten drejt kryeqytetit për të qenë në formën më të mirë në sfidën përballë Dinamos.

DIN

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"