Nikaj presion Kastriotit: Kam dy oferta nga Kosova, dua të mund Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2018 | 16:52

Nikaj presion Kastriotit: Kam dy oferta nga Kosova, dua të mund Tiranën

Kastrioti e siguroi ngjitjen në Superiore që dy javë më parë dhe tashmë po pret vetëm takimet e mbetura për të menduar më pas për Superioren. Skuadra është përqendruar më shumë te finalja e Kategorisë së Parë që do të luajë me Tiranën. Në lojë janë 30 milionë lekë të vjetër që përfiton skuadra kampione e Kategorisë së Parë. Trajneri Samuel Nikaj ndërtoi një ekip cilësor, duke mos e diskutuar për asnjë moment ngjitjen në të Parën. Por, shkodrani ka lëshuar sinjale se mund të largohet nga stoli krutan në fund të këtij sezoni.

Samuel Nikaj 3

NIKAJ – I ftuar në emisionin sportiv “Radio Shkodra”, tekniku bëri të ditur se ka dy oferta nga Kosova. “Kemi mbyllur një sezon të suksesshëm, pasi arritëm objektivat. Kategoria e Parë ka vështirësitë e veta. Nuk ishte e lehtë për t’ia arritur, por ia dolëm mbanë. Kemi ndeshjen finale me Tiranën dhe shpresojmë se do ta fitojmë për ta mbyllur vitin si duhet. Do të ishte ‘qershia mbi tortë’ e një vitit të suksesshëm”, tha fillimisht trajneri. I pyetur në lidhje me të ardhmen, Nikaj u shpreh: “Nuk di të them nëse do të jem pjesë e krutanëve apo jo. Nuk e kam menduar këtë pjesë. Kam menduar vetëm për dy ndeshjet e mbetura dhe dua t’i mbyll sa më mirë. Kam dy oferta serioze nga Kosova. Nuk e di se çfarë do të ndodhë.

Futbollist nuk i dihet asnjëherë. Topi është i rrumbullakët dhe nuk i dihet, ngjarjet sillen shpejt. Më pëlqen Kosova, pasi lojtarët kanë një mentalitet tjetër. Ata janë mësuar me të keqen dhe janë shumë profesionalë. Nuk thonë asnjëherë u lodha. Udhë- timet e shpeshta nuk janë vetëm për qejf, por dhe për punë. E pranoj se kam oferta nga Kosova”, tha Nikaj. Tekniku shkodran pranon se në Kosovë ka nisur njëfarë xhelozie për teknikët shqiptarë, por mendon se duhet të kthehet dhe busulla dhe ekipet shqiptare të marrin trajnerë nga ky vend. “Më vjen mirë që ndodhin këto lëvizje, pasi trajnerët shqiptarë kanë gjetur veten mjaft mirë. Mendoj se dhe trajnerët kosovarë mund të marrin ekipe në Shqipëri”.

LIRIDON PASHA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"