Nikaj nuk e bën “dramë” barazimin: Më mjaftojnë loja e rastet, penalltitë edhe… humben

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2020 | 22:57

Nikaj nuk e bën “dramë” barazimin: Më mjaftojnë loja e rastet, penalltitë edhe… humben

Samuel Nikaj nuk e bën “dramë” barazimin dhe as penalltinë e humbur ndaj Besëlidhjes. Edhe pse dolën barazim në këtë transfertë, trajneri i Burrelit i gëzohet faktit që ndeshja ishte “Fair Play”.Nikaj

“E dinim që Besëlidhja është një skuadër e fortë dhe pretendente. Ne ishim përgatitur për fitore dhe loja jonë e tregoi më së miri këtë. Më vjen mirë që ndeshja ishte transparente, u transmetua edhe në TV. Pati ‘Fair Play’ e spektakël, ndonëse u mbyll pa gola.

Penalltinë e humbur? Edhe futbollistëve me famë botërore u ndodh. Për mua mjafton loja dhe rastet e krijuara. Nuk është Burreli që jemi mësuar ta shohim vitet e fundit, ndaj kemi të drejtë të pretendojmë”, u shpreh shkodrani. Sakaq, Sinan Bardhi u largua i mërzitur dhe nuk pranoi që të fliste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"