Nika sqaron shkodranët: Vllaznia nuk më thirri, me futbollin ha bukë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2017 | 20:46

Nika sqaron shkodranët: Vllaznia nuk më thirri, me futbollin ha bukë

Pas largimit nga Tirana, tifozët e Vllaznisë shpresonin që Ansi Nika të rikthehej në ekipin ku u formua si futbollist.

ansi nika

Mirëpo mesfushori iu bashkua Laçit, lëvizje që në Shkodër është parë si njëfarë tradhtie nga ana e lojtarit.

Ky i fundit ka sqaruar gjithçka me një postim në “Facebook” të martën mbrëma:

Ansi Nika Facebook

“Dua të sqaroj tifozët e mrekullueshëm të Vllaznisë. Mua si shkodran kurrë nuk më ka munguar dëshira që të jem pjesë e Vllaznisë, asnjëherë nuk e kam refuzuar Vllazninë as nuk do ta refuzoja, sepse çdo shkodran e ka për detyrë të japë kontribut për ekipin ku është rritur. Para një viti kam pasur një komunikim me drejtuesit e Vllaznisë, por s’ka pasur asgjë konkrete dhe për çudi e lanë përgjysmë bisedën. Si çdo futbollist, duhet të shohim pak edhe nga ana financiare, sepse kjo është punë me të cilën jetojmë dhe ushqehemi. Vllaznisë i uroj suksese”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"