Nijaz Lena prezantohet te Teuta, do mbajë numrin 10

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2016 | 13:26

Nijaz Lena prezantohet te Teuta, do mbajë numrin 10

Ish-mesfushori i Flamurtari, Nijaz Lena është zyrtarizuar mesditën e sotme si futbollisti më i ri Teutës së Durrësit.lena Futbollisti është stërvitur dje me grupin dhe sot ka nënshkruar zyrtarisht kontratën. Afrimi i këtij të fundit mund të quhet pa dyshim si një goditje e madhe në merkaton durrsake.

Mesfushori nga Struga pritet që të zërë menjëherë një vend titullari në ekipin e drejtuar nga Magani, pasi ka qenë vetë trajneri peqinas që e ka kërkuar me ngulm në ekip.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"