Nijaz Lena largohet nga Kukësi, gjen akord dyvjeçar për t’u kthyer në Durrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2017 | 18:20

Nijaz Lena largohet nga Kukësi, gjen akord dyvjeçar për t’u kthyer në Durrës

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, Nijaz Lena, e ka mbyllur aventurën e tij njëvjeçare me kampionët e Shqipërisë, Kukësin. Ai ka vendosur të kthehet në Durrës, skuadra nga ku u largua në verën e shkuar.

lena

31-vjeçari ka arritur akordin me Teutën për të nënshkruar një kontratë dyvjeçare. Lajmin e konfirmon për “Panorama Sport” aksioneri i klubit durrsak Ardjan Bardhi.

Ndërkohë nuk dihet se si është zgjidhur marrëveshja e futbollistit me Kukësin, pasi kampionët e Superiores pretendojnë që mesfushori është nën kontratë edhe për një vit tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"