Nijaz Lena humbet fazën përgatitore me Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2014 | 13:41

Nijaz Lena humbet fazën përgatitore me Flamurtarin

Lena me shtangeMesfushori i Flamurtarit, Nijaz Lena pritet të mungojë gjatë gjithë fazës përgatitore në Slloveni. Grumbullimi disaditor me Kombëtaren e Maqedonisë, detyron lojtarin që të mos jetë pjesë e grupit deri më datën 27 qershor. Më 18 dhe 22 qershor Maqedonia do të luajë dy ndeshje miqësore në Kinë. Në këto kushte, duke pasur parasysh faktin se më 27 qershor Flamurtari e mbyll grumbullimin në Slloveni, atëherë Lena do t’i bashkohet ekipit në stërvitje në Vlorë. Që prej startit të përgatitjeve, mesfushori nuk ka qenë pjesë e grupit, por ai pritet të marrë ngarkesën e duhur me Maqedoninë, ku grumbullohet për herë të parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"