Nijas Lena me skuadër të re, zbuloni ku do të luajë sezonin e ardhshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2018 | 14:50

Nijas Lena me skuadër të re, zbuloni ku do të luajë sezonin e ardhshëm

Pas një karriere të larmishme, mesfushori Nijas Lena ka vendosur të rikthehet te ekipi i qytetit të lindjes. Para pak minutash, 32-vjeçari është zyrtarizuar si lojtar i ri i Strugës. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi strugan, i cili i uron mirëseardhjen Lenës.

36199854_1930421213656421_1942368246304866304_n

Në karrierën e tij, mesfushori ka mbajtur veshur fanellën e shumë skuadrave, ku spikasin, Teuta, Kukësi, Flamurtari. Së fundmi ai luajti në kampionatin gjeorgjain, ndërsa ka vendosur t’i jap fund karrierës tek ekipi i qytetit të lindjes. Struga militon në kategorinë e dytë të Maqedonisë.

lena

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"