Nigeria i bëri nder, ja si kalon tani Argjentina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2018 | 21:41

Nigeria i bëri nder, ja si kalon tani Argjentina

Disfatën e rëndë, askush nuk mund ta fshijë, por ndoshta Botërori për Argjentinën nuk ka përfunduar ende. Dhe kjo, vetëm falë një ndeshjeje madhështore të Musas, i cili në një jetë tjetër kishte provuar që t’i bënte keq bardhekaltërve (një dopietë në Botërorin e fundit, e shuar nga dy gola të Mesit dhe një i Rohos), por që dje në Volgograd, me dopietën decizive kundër Islandës, i dha një shtysë jo vetëm Nigerisë së tij, por edhe argjentinasve të trishtuar, rivalët e ardhshëm të afrikanëve në ndeshjen e fundit në grup.

Argjentina, Mesi

Madje, pas suksesit të Nigerisë, në rrjetet sociale kanë nisur të xhirojnë historira se në Buenos Aires po festohet më shumë për suksesin e afrikanëve sesa në Abuja apo në Lagos…

Llogaritë Në fakt, një fitore e Islandës do të kishte komplikuar jo pak rrugën drejt 1/8-ave të finaleve për Kombëtaren e Horge Sampaolit, e cila tani merr frymë lirshëm dhe shpreson. Dhe nëse më datë 26 qershor, në Shën Petërburg (ora 20:00 shqiptare), Mesi me shokë do të fitojnë kundër Nigerisë, ndeshjen e tyre të parë në këtë Botëror të luajtur në mënyrë më shumë se modeste, do të fluturojnë (është një mënyrë të thëni sepse edhe Nigeria luan për kualifikim) në kuotën e 4 pikëve dhe të paktën do të ishin të siguritë mbi eliminimin e Nigerisë.

Por në këtë pikë duhet të shpresojnë në të njëjtën kohë, që Islanda të mos bëjë mrekullinë kundër Kroacisë. Nëse “vikingët” barazojnë ose humbin me ballkanasit, për Argjentinën 1/8-at do të jenë të garantuara. Kombinimet

* Nëse Argjentina fiton me Nigerinë, për të kaluar në 1/8-at e Kupës së Botës duhet të presë që Islanda të barazojë ose të humbë me kroatët.

*Nëse Islanda fiton me Kroacinë, atëherë Argjentina kualifikohet nëse fiton me të paktën një gol më shumë sesa rezultati që vikingët do të regjistrojnë përballë ish-jugosllavëve. Kjo, për faktin se aktualisht, Argjentina ka një golavarazh -3, ndërsa Islanda -2 Shkurt, Argjentina është e dënuar që të fitojë ndaj Nigerisë, përndryshe…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"