Nica teston Kastriotin në miqësore, në dhjetor nis rregullimi i stadiumit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 11:12

Nica teston Kastriotin në miqësore, në dhjetor nis rregullimi i stadiumit

Duke përfituar nga ndërprerja e kampionatit, stafi teknik i Kastriotit ka programuar një ndeshje miqësore me fqinjët e Ilirisë. Takim që do të luhet sot në orën 14:30 në stadiumin “Kastrioti” në Krujë. Kjo miqësore pritet t’i shërbejë skuadrës për të mbajtur formën optimale, por edhe për të ndrequr diçka nga ndeshjet e shkuara.

Kastrioti55
Një mundësi e mirë për të shfaqur aftësitë e tyre do të jetë edhe për ato lojtarë që ende nuk kanë marrë minuta në kampionat. Pas fitores ndaj Kamzës, Kastriotin e pret një transfertë mjaft e vështirë me Laçin fundjavën e ardhshme, dhe tekniku Stavri Nica po e përgatit me mjaft kujdes këtë sfidë. Përballja me kurbinasit vjen në një moment mjaft të mirë për krutanët ku fitorja e fundit, por edhe lojërat e zhvilluara ndaj Skënderbeut dhe Partizanit japin besim se ndaj kurbinasve mund t’ia dalin, pavarësisht se kjo ndeshje do të luhet në transfertë dhe ndaj një kundërshtari që ka qenë surpriza e këtij sezoni në Kategorinë Superiore.

kastrioti2

FAZA
– Trajneri Stavri Nica ka disa ditë që po përgatit ekipin, duke zhvilluar një minifazë përgatitore me dy seanca në ditë. Stërvitja me dy seanca do të vijojë deri ditën e shtunë, ndërsa nga java e ardhshme skuadra do të hyjë në rrjedhën normale të kampionatit.

STADIUMI – Lajme të mira vijnë edhe nga infrastruktura e qytetit. Sa i përket rindërtimit të stadiumit të Krujës, drejtuesit shpresojnë që në ditët e para të dhjetorit të nisin punimet, teksa Kastrioti gjatë gjithë sezonit do të zhvillojë takimet e shtëpisë në fushën sportive “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"