Nica: Skuadra po shton shpirtin e garës, lojtari i akademisë më dha shpresa për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2018 | 15:03

Nica: Skuadra po shton shpirtin e garës, lojtari i akademisë më dha shpresa për të ardhmen

Jemi të kënaqur me pikën. Duam një ekuilibër në kampionat. Shof që skuadra po ekuilibrohet. Skuadra po shton shpirtin e garës.

nica

Luajtët me një skemë ndryshe, i kënaqur?

Pjesën e parë, Karimi krijoi disa situata por lodhja dhe përvoja bëri të veten. Bëmë ndërrime dhe ndryshuam edhe skemën. Kjo ishte zgjidhja.

Ju bindën lojtarët e afruar në merkato?

Mbrojtësi Al Hasan mendoj se ëshët lojtar cilësor, e jep shenjën, edhe pse ka pak kohë, në pjesën e dytë mbrojtësi i djathtë pati disa probleme.

Është ekipi në rrugë mbarë në sulm?

Kemi probleme në sulm. Po bëjmë manovra të ndryshme, besoj se do ta zgjidhim. Sot futa një lojtar nga akademia e Teutës, dhe më bindi që në të ardhmen do jetë një pikë e fortë e skuadrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"