Nica rikthehet në Laç, leksione “burrërie” Teutës: Dua të jepni shpirtin në fushë, kundërshtarit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2018 | 17:51

Nica rikthehet në Laç, leksione “burrërie” Teutës: Dua të jepni shpirtin në fushë, kundërshtarit…

Teuta u është rikthyer përgatitjeve në terren në kuadër të javës së 18 të Kategorisë Superiore. Pavarësisht reshjeve të shumta të shiut të premten, “Djemtë e Detit” u stërvitën normalisht nën urdhrat e trajnerit Stavri Nica, që kërkon impenjim maksimal. Bregdetarët kërkojnë ta mbyllin me fitore fazën e dytë, ndonëse e dinë se përballë i pret një kundërshtar tepër i vështirë. Në dispozicion të trajnerit vazhdojnë të mos jenë mbrojtë- si Esin Hakaj dhe sulmuesi Anel Dediç.

nica teuta

Ndërkohë, edhe mbrojtësi i djathtë, Fabjan Beqja, dhe mesfushori Buran Mustafov kanë ndjerë shqetësime dhe janë stërvitur veçmas grupit. Ishte parashikuar që futbollistët të zbrisnin në fushë në orën 13:00, por, për shkak të analizës, bregdetarët dolën në fushë rreth 30 minuta me vonesë.

Trajneri Stavri Nica i ka kujtuar skuadrës se, për të pasur sukses, duhet impenjim dhe të japësh shpirtin në fushë, gjë të cilën, sipas tij, lojtarët nuk e kanë bërë deri tani. “Duhet të sakrifikoni për të arritur objektivat që ka klubi. Është e turpshme kjo situatë ku ndodhemi dhe ju duhet ta nxirrni ekipin nga kjo gjendje duke më ndjekur mua.

Sukseset nuk vijnë rastësisht, por duke punuar në fushë. Futbollistët e tjerë sakrifikojnë, ndërsa ju i keni të gjitha kushtet dhe i bini të mirës me këmbë. Nuk besoj se ka ndonjë ankesë për kushtet në të cilat stërviteni, pagën apo diçka tjetër. Pra, klubi ka bërë më të mirën për ju, po ju çfarë keni bërë për të arritur objektivat e klubit? Nga ndeshja me Laçin dua të reagoni dhe të jepni shpirtin në fushë, dua skuadër agresive. Mos të mendoheni dy herë kur t’i ndërhyni kundërshtarit”, u tha Nica futbollistëve përpara ndeshjes.

DRILON XHEPOLLARI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"