Nica pret kthesën ndaj Tiranës, Laçi humb 2 titullarë të rëndësishëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 12:27

Nica pret kthesën ndaj Tiranës, Laçi humb 2 titullarë të rëndësishëm

Alla dhe Spahiu nuk do të jenë për shkak kartonësh Nica pret kthesën, por Laçi humb 2 titullarë para Tiranës Laçi pësoi një humbje të pastër në Kukës, duke zhgënjyer jo pak drejtuesit, të cilët prisnin një paraqitje më të mirë nga skuadra.

Foto: P. Pashollari

Disfata në këtë takim la pasoja të mëdha, sepse përveç faktit që kurbinasit zbritën në vend të pestë, dy prej titullarëve u ndëshkuan me kartonë të verdhë dhe plotësuan numrin e tyre. Qendërmbrojtësi Albi Alla dhe mesfushori Sebastaj Spahiu nuk do të jenë të gatshëm në ndeshjen e së dielës që Laçi do të luajë kundër Tiranës. Në këtë takim delikat, që përcakton jo pak për vazhdimësinë e kurbinasve, trajneri Nica nuk do të ketë grupin e plotë, edhe pse alternativat për zëvendësuesit e Allës dhe Spahiut nuk mungojnë. Gjasat janë që qendra e mbrojtjes të rikthehet me Velkoskin dhe Turkajn, që kanë mbajtur peshën kryesore këtë sezon.

Ndërsa Mazrekaj pritet të rikthehet titullar, duke u pozicionuar në rolin e tij të mirëfilltë në krahun e majtë të sulmit, aty ku Nica ka preferuar më tepër Spahiun. Ky i fundit, si për ironi të fatit, u ndëshkua me karton të verdhë në Kukës për protestë ndaj arbitrit dhe ishte një rast që mund ta shmangte. Gjithsesi, në Laç nuk kanë kohë për të humbur dhe Nica bashkë me ndihmësin e tij, Klevis Hima, po përgatisin një strategji për të ndaluar të dielën Tiranën, teksa do të kërkohet vetëm fitorja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"