Nica: Nuk kemi bërë ndërhyrjet e duhura në merkato, Lushnja ka sulm më të mirë se ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2018 | 16:39

Nica: Nuk kemi bërë ndërhyrjet e duhura në merkato, Lushnja ka sulm më të mirë se ne

Trajneri Stavri Nica ka folur pas ndeshjesh për mikrofonin e “Supersport” mbi barazimin në ndeshjen e sotme ndaj Lushnjës.

nica

Trajneri është ankuar për merkaton e bërë dhe ka thënë që do të reagojnë sa më shpejt në merkato për të bërë ndryshimet e nevojshme.

27400029_10208432398327692_1671935836_n

Ndeshja debutuese?

Kjo fazë e shkurtër përgatitore nuk është shumë e studiuar nga klubi, jo për justifikim por po të krahasojmë Lushnjën me Teutën ata kanë dy sulmues të orientuar që dinë të zhbllokojnë rezultatin dhe këtë e treguan sot. Shpresoj që presidenca të reagojë, sepse në manovrën sulmuese kemi shumë probleme, sepse ekipet që luajnë me një sulmues zakonisht kanë probleme. Do të kërkojmë ngulm që të zgjidhim këtë problem. Kam një përgjegjësi të madhe, sepse nuk është një ekip i plotësuar.

Nuk jeni i kënaqur nga merkato e deritanishme?

Absolutisht që nuk jam i kënaqur, sepse e mora nga rezultate negative skuadrën dhe do të kërkoj që të bëj ndryshime. Shikoj që gjendja është e keqe, pasi edhe stadium është i boshatisur kështu që na duhet ta ndërtomë ekipin.

A e keni dhënë ju miratimin për lëvizjet e deritanishme në merkato?

Edhe ata kanë probleme sepse e dimë që ka vështirësi. Por duhet që të jemi më shumë aktiv që të rregullojmë ato mangësi që kemi. Duhet të marrin më shumë përgjegjësi që të plotësojmë ekipin në sulm sa kemi kohë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"