Nica nis “zborin”, lojtarët marrin malet për 40 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 15:18

Nica nis “zborin”, lojtarët marrin malet për 40 minuta

E djeshmja ka qenë një seancë stërvitore ndryshe për Kastriotin, pasi skuadra e ka nisur jashtë fushe me rreth 40 minuta vrapime në dishezë dhe malore në kodrinat afër stadiumit, dhe pas saj është zhvilluar disa minuta lojë. Tekniku Stavri Nica ka filluar që prej së martës ta përgatisë skuadrën për përballjen e radhës ndaj Laçit, e cila do të jetë mjaft e rëndësishme për skuadrën ku pavarësisht kundërshtarit krutanët do të kërkojnë vazhdimësi.

Kastrioti55

Atmosfera në skuadër pas fitores së fundit ndaj Kamzës është e mirë, dhe tashmë të gjithë besojnë se nëse vazhdohet të luhet me të njëjtin ritëm, si në ndeshjet e fundit realizimi i objektivit është më se i mundur. Përveç dy fitoreve të arritura ndaj Luftëtarit dhe Kamzës, krutanët të vetmin barazim që kanë arritur në këtë kampionat e kanë pikërisht ndaj kurbinasve, pavarësisht se takimi i parë është zhvilluar në FushëKrujë.

Në këtë takim, tekniku Nica do të ketë edhe një forcë më tepër në qendër të mesfushës, pasi rikthehet mesfushori Julian Shehu, i cili ndeshjen ndaj Kamzës mungoi për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë. Gjithashtu, pauza e kampionatit do t’i shërbejë teknikut edhe për rikuperimin e disa prej lojtarëve që kanë pësuar dëmtime së fundmi, dhe deri në përballjen me Laçin, pritet të jenë plotësisht të gatshëm.

Kastrioti

PIKËT – Skuadra krutane nuk fitonte një ndeshje që prej javës së parë të kampionatit dhe te trepikëshi u kthye në ndeshjen e 13-të të sezonit. Për ironi të fatit, skuadra krutane fitoi 3-0 ndaj Kamzës dhe tani është tri pikë larg Tiranës, të vendit të shtatë, që do të thotë qëndrim në kategori.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"