Nica: Më shqetëson ritmi i ekipit, në skuadër impenjohen vetëm lojtarët e ardhur gjatë merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2018 | 16:12

Nica: Më shqetëson ritmi i ekipit, në skuadër impenjohen vetëm lojtarët e ardhur gjatë merkatos

Trajneri i Teutës, Stavri Nica, u shpreh i shqetësuar për skuadrën e tij, më shumë për lojën se sa për rezultatin, që u mund nga Skënderbeu. Ai kërkon që ekipi i tij të ketë një ritëm tjetër kur futet në fushën e lojës.

nica

Kërkoni një skuadër agresive. Sot ishit të tillë, por ngecët…

Sigurisht që kjo kohë do kohën e vet, koncepti i formimit të skuadrës. Lojtarët e ardhur po paraqiten më mirë se këta që kanë qenë këtu. E shof shumë problem, angazhimin e skuadrës për t’u bërë më e ngushtë, dhe më agresive në mbrojtje.

Plani juaj për të ardhmen, sot është dita e fundit e merkatos

Gjithë kohës kemi kërkuar sulmues. Kërkojmë më shumë veprime në zonat sulmuese. Skuadra më duket e vakët, nuk e di çfarë do të ndodhi për 24 orë.

Do ishte më mirë të përqendroheni tek Kampionati?

Kjo është e drejtë. Në politikën e klubit, ne trajnerët jemi të detyruar të luftojmë. Nuk është problem i ngarkesës, problem është të ndryshojë ritmi i lojës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"