Nica: Lojtarët e mirë rrinë e flenë në hotel, unë mbeta duke stërvitur të rinjtë e Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2017 | 16:14

Nica: Lojtarët e mirë rrinë e flenë në hotel, unë mbeta duke stërvitur të rinjtë e Laçit

Trajneri I Laçit, Stavri Nica, ka paralajmëruar largimin e tij të mundshëm nga skuadra kurbinase, duke vënë ën dyshim strategjinë e klubit. Në “SuperSport”, ai ka deklaruar se është gabuar me afrimet dhe largimet e futbollisteve si dhe aktualisht po stërviste vetëm të rinjtë pasi lojtarët cilësorë që kishte afruar klubi kalonin kohën në hotel e jo në fushën stërvitore.

nica

Për paraqitjen e skuadrës ndaj Kukësit

“Nuk flas më për ekuilibër se i prishi vetë skuadra, unë i di arsyet, se ardhja e lojtarëve që pretendonin për të rritur më mirë cilësinë, kanë ardhur pa stërvitje. Ata rrinë në hotel, flenë, mua më duhet të merrem me djemtë e rinj. Është shumë e vështirë se të krijosh skuadër me lojtarë në Superligë, e shoh që e kanë të vështirë të përballojnë skuadra që kanë lojtarë me përvojë.

Kanë lojtarë që kanë rendiment, në momente kyçe të godasin, si në ndeshje me Luftëtarin. Me Partizanin ishte fat, ndeshja me Luftëtarin dhe sot tregoi se nuk kemi skuadër me kualitetet që të ketë rendiment. Nuk pres rendiment nga kjo skuadër pa ardhur lojtarë që të jenë në cilësinë e lojtarit të Superiores”.

Për pretendimet me të cilat Laçi filloi sezonin

“Unë asnjëherë nuk kam menduar që Laçi të ketë pretendime për Europë, se të kesh të tilla duhet të marrësh lojtarë  cilësorë. Sot provuam edhe një të ri sulmues, arriti të punojë mirë, por nuk janë në nivelin e Superiores sepse vijnë nga stërvitje jo të mira, pa baza dhe unë kam shumë vështirësi dhe do të shoh pozicionin tim se nuk mund të vazhdohet pa cilësi”.

Për lojën pa agresivitet të Laçit në këtë sezon

“Laçi ka kohë që ka humbur mënyrën e lojës së vet, nuk janë afruar lojtarët e duhur, janë larguar ata që nuk duhej të largoheshin. Kjo prish ekuilibrin në menaxhimin e skuadrës, pa justifikuar veten. Çdo trajner e di mirë se pa cilësi, lojtarë që njohin fazat e lojës së mirë, nuk mund të punosh në Superiore për të rritur cilësinë. Unë do të shoh pozicionin për sa kohë që ata që vijnë flenë nëpër hotele e unë stërvit të rinjtë e Laçit, unë do ta shoh mirë pozicionin tim”.

Përse aktivizoi një lojtar si Jonuzi të cilin një javë më parë e cilësoi shkaktar të humbjes

“Nuk ka lojtarë të tjerë, nuk kemi lojtarë, duhet të kesh lojtarë që të bësh skuadër. Duhen lojtarë dhe kohë, ne këto të dyja nuk i kemi, nuk kemi as lojtarë e as kohë. Unë flas me këmbë në tokë. Nuk do them gjoja luajtëm mirë, do vazhdojmë, nuk flitet apriori, flitet konkretisht. Kështu e mendoj dhe kështu flas, flas si specialist, jo për të mbyllur programin me intervista boshe”.

Për vendimet e gjyqtarit

“Për arbitrat nuk flas më se niveli te ne është shumë i ulët. Nuk kam çfarë i shoh se mënyra se si i zhvillojnë veprimet, të gjithë kanë ankesa, askush nuk i dëgjon. Gjyqtarët nuk njohin fazat e ndërhyrjeve, vonojnë lojën, etj. Kjo është gangrenë. Të gjithë e thonë, askush nuk i dëgjon dhe vazhdon kampionati”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"