Nica: Kënaqësi shumë e madhe, falënderoj lojtarët për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2017 | 10:50

Nica: Kënaqësi shumë e madhe, falënderoj lojtarët për mbijetesën

Trajneri i Laçit, Stavri Nica, ishte shumë i lumtur pas ndeshjes për fitoren dhe mbi të gjitha për qëndrimin në Kategorinë Superiore.

nica

“U krijua një psikologji që na duhej vetëm fitore dhe lojtarët kishin bindje se mund t’ia dilnin. Skuadra u përgjigj dhe e shprehu edhe një herë që kjo është një kënaqësi shumë e madhe për çdo trajner. Kur skuadra i përgjigjet taktikës, bindet psikologjikisht për të kaluar situata të vështira. Lojtarët e bënë këtë gjë dhe dua t’i falënderoj për sigurimin e mbijetesës”, tha Nica.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"