Nica: Kemi mungesa, mbijetesa nuk është në mentalitetin tim. Kur djersin, shpërblehesh!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2017 | 21:30

Nica: Kemi mungesa, mbijetesa nuk është në mentalitetin tim. Kur djersin, shpërblehesh!

Trajneri i Laçit, Stavri Nica, e ka cilësuar fitoren ndaj Partizanit si një shpërblim për punën e madhe të bërë nga lojtarët e tij. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, ai bëri të qartë se Laçi nuk do të luftojë për mbijetesë, pasi një objektiv i tillë nuk bën pjesë në mentalitetin e tij.

nica

Fitorja ndaj Partizanit

“Po të djersitësh dhe të punosh arrin edhe rezultate. Djemtë janë përgatitur gjate gjithë kësaj kohe, janë stërvitur seriozisht. Kemi ende kualitete që nuk i kemi në dispozicion sepse janë me dëmtime si Qaqi, ka lojtarë të ardhur që s’janë në gjendjen optimale. Kampionati është i gjatë, s’ka vend për eufori sepse rezultate të tilla ndodhin. Djemtë punuan mirë, luajtën mirë taktikisht, i shërbyen maksimalisht skuadrës me shpirt gare dhe morën rezultat.”

Synimet për më shumë se mbijetesë

“Sigurisht. Unë s’kam punuar asnjëherë për mbijetesë, por vjet erdha në fund të sezonit. Mentaliteti im është që të bëjmë një skuadër agresive që luan mirë dhe zotëron topin.”

Loja e Laçit

“Skuadra jonë është skuadër agresive, e shkurtër, e ngushtë dhe duhet t’i përgjigjet sulmit të shpejtë. Asnjëherë nuk mund të kënaqesh me lojë dhe me rezultat, kjo do vazhdojë edhe në të ardhmen por me pjekuri dhe saktësi për të bërë më shumë në sulm.”

Dhimbje koke për formacionin kur të kthehen dhe mungesat?

“Absolutisht jo sepse kush punon më shumë do luajë në formacion. Asnjë nuk e ka të sigurt vendin, siç nuk e kemi ne në stol.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"