Nica i shqetësuar: Lojtarët e kanë mendjen te… paratë, pres lojtarë më cilësore se Fili te Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2018 | 12:55

Nica i shqetësuar: Lojtarët e kanë mendjen te… paratë, pres lojtarë më cilësore se Fili te Teuta

Kupa e Shqipërisë është objektivi madhor i Teutës, edhe pse përballë ka Skënderbeun, që në edicionin e kaluar arriti të thyente durrsakët në turin gjysmë final.

Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri Stavri Nica deklaroi ndër të tjera se pret reagimin e lojtarëve. Sipas tij, ata nuk duhet të kenë vetëm sytë nga presidenti për paratë që marrin, por të justifikojnë pagesën me impenjim maksimal në fushë.

nica teuta

Zoti Nica, është gati Teuta të përballet denjësisht me Skënderbeun?

Mendoj se impenjimi duhet të jetë maksimal, por një nga pikat kryesore që është shumë shqetësuese, sidomos në kampionatin tonë, ka të bëjë me faktin se futbollistët nuk po kuptojnë siç duhet rëndësinë që ka kjo punë. Përveç se është një detyrë fisnike të përfaqësosh qytetin në një skuadër futbolli, të jesh fanella dhe flamuri i qytetit, duhet vazhdimisht të flasim për impenjim në punë. Kjo është diçka shumë shqetësuese, pasi futbollistët shqiptarë nuk e kuptojnë që kanë një detyrë, një punë për të cilën paguhen shumë nga presidentët. Shoh që diçka po ndryshon në skuadër, shpresoj që lojtarët të na përgjigjen, sidomos ndaj Skënderbeut, që është ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Duhet të tregojmë se kush jemi duke menduar për vazhdimësinë në Kupë.

Ekipi është në një situatë të vështirë në kampionat, mos ndoshta Kupa duket si luks për Teutën?

Na është kërkuar që ta vlerësojmë maksimalisht, edhe pse përballë kemi ekipin më të fortë në Shqipëri. Duhet t’ju përgjigjemi jo vetëm se ky është objektiv i presidentit, por sepse kjo është detyra jonë. Unë do vazhdoj të këmbëngul që duhet të punojmë edhe më shumë. Besimi vjen duke punuar, por edhe duke njohur trajnerin. Nëse do të përdoret kjo taktike, sigurisht do të kemi një ecuri te mirë. E them këtë me bindje të plotë, pasi futbollistët ende nuk e njohin trajnerin. Më shumë i kanë sytë nga paratë, presidenti, vetja, sesa te puna dhe trajneri.

Çfarë prisni nga dita e fundit e merkatos?

Dy mbrojtësit që kanë ardhur janë shumë cilësorë. Presim edhe një sulmues, nuk e di sa do të realizohet. Vetëm kështu mund të kemi një skuadër të plotë me lojtarë cilësorë.

Është folur se dëshironi Filin e larguar nga Partizani…?

Do të flas me presidentin, më ka premtuar lojtarë edhe më cilësorë.

Drilon Xhepollari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"